Maqedoni

Nikollovski: Kompania e djalit të Dodikut fiton tendera në MPB-në e Maqedonisë, ai është në listën e zezë amerikane

Kompania e djalit të liderit serb në Bosnje, Millorar Dodik, fiton tenderë në MPB-në e Maqedonisë së Veriut edhe pse është në listen e zezë amerikane. Këto të dhena skandaloze i ka nxjerre në siperfaqe nenkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski si mysafir në televizionin Kanal5.
Sipas Nikollovskit, kompania e djalit të Dodikut e ka furnizuar MPB-në e vendit tonë me 1.500 kompjuterë”
“Djali i Dodikut gjendet në listen e zezë amerikane. Kam frikë se i tërë sistemi i sigurisë në MPB është në pëllëmbë të nje kompania të kompromituar”, deklaroi Nikollovski.
Ai akuzoi pushtetin aktual se deri sa ka gojën plot me NATO dhe BE, tenderë u ndan kompanive të dyshimta me pronarë që gjenden në listen e zezë amerikane. /Almakos