Maqedoni

Ngrihet prona e Rashkovskit dhe fëmijëve të tij të mitur

Gjykata Themelore Penale në Shkup, me kërkesë të Prokurorisë për Krim të organizuar dhe korrupsion, e ngriu pasurinë e ish Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili po hetohet për abuzime në prokurimin publik.

Sipas prokurorisë, Rashkovski dhe tre persona të tjerë dyshohet se e dëmtuan shtetin për 17.642.237 denarë dhe masa është kërkuar që mos të vjen deri te pamundësimi i kërkesës për kompensim të dëmit. Është ngrirë edhe prona e dy fëmijëve të mitur të Rashkovskit.

“Duke pranuar kërkesën, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën themelore penale Shkup lëshoi ​​Vendim për masë të përkohshme e cila ndaj një të dyshuarit përcaktoi masën – ndalimin e disponimit me mjetet nga llogaria në të cilën i dyshuari ka autorizim të disponojë si person fizik.

Me të njëjtin vendim ndaj dy të miturve, për të cilët i dyshuari i parë në këtë rast është përfaqësues ligjor, u përcaktua masa e përkohshme – Ndalimi i tjetërsimit ose ngarkimit të pasurive të tyre të paluajtshme ose të drejtave të paluajtshme të regjistruara në pasuri të paluajtshme në favor të përfaqësuesit ligjor, me një shënim mbi atë ndalim në libër publik ose për ta dhënë me qira. Në të njëjtën kohë, kundër një personi juridik në pronësi të një të dyshuari të tretë, gjyqtari i procedurës paraprake përcaktoi masë të përkohshme – Ndalimin e tjetërsimit ose ngarkimit të pasurisë së luajtshme”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.