Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë, së bashku me shoferin, janë plagosur në një aksident trafiku mbrëmë në Burgas të Bullgarisë, transmeton Anadolu.
Siç raporton Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), automjeti me targa rumune, që drejtohej nga një shtetas rumun, mbante 10 emigrantë, më shumë se dyfishi i lejuar i kapacitetit të lejuar.
Policia tha se emigrantët që ishin në automjet kishin hyrë në Bullgari në rrugët ilegale.
Bazuar në informacionet paraprake, emigrantët e mbijetuar besohet se janë nga Afganistani.

