Maqedoni

Ngjarja në M-NAV, Bekim Neziri përfundon në polici

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se për ngjarjet e djeshme në M-NAV, në Stacion të Policisë për bisedë informative po mbahet Bekim Neziri, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë.

“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N.”, thonë nga MPB.