May 18, 2024
Lajmet e reja

SPKF: Grevë me mbyllje të hapësirës ajrore nëse Qeveria nuk i shkarkon drejtorët në M-NAV

Sindikata profesionale e kontrollorëve të fluturimit (SPKF) paralajmëroi grevë me mbyllje të hapësirës ajrore nga 10 janari nëse ndërkohë tre drejtorët ekzekutiv të M-NAV nuk japin dorëheqje apo Qeveria nuk i shkarkon siç ishte paralajmëruar mbrëmë pas sulmit ndaj kontrolluesve të fluturimit në objektin e këtij institucioni pas çka atje është sistemuar sigurimi policor.

SPKF për grevën vendosi mbrëmë, ndërkaq siç informoi kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski sot në mëngjes, sipas informatave të fundit nga kolegët e tij, aktivitetet në M-NAV po zhvillohen siç duhet, por presin institucionet kompetente ta kryejnë punën e tyre.

“Pas koordinimit dhe thirrjeve, janë dërguar persona zyrtarë gjithnjë derisa nuk vendoset mënyrë normale e sigurimit. Herët në mëngjes kolegët konfirmuan se aktivitetet po zhvillohen siç duhet. Revolta, nervoza dhe stresi janë të mëdha dhe presim institucionet shtetërore ta kryejnë punën e tyre, të punojë vetëdija tek drejtorët dhe të mos e komplikojnë gjendjen”, deklaroi Tasevski për MIA-n.

Ai paraprakisht në një kumtim në Fejsbuk, e falënderoi opinionin për mbësshtetjen e shprehur për aktivitetet e SPKF-së për tërë periudhën e kaluar, e possaçërisht, siç tha, për mbështetjen pas ngjarjeve kur dia persosna hynë në objektin e Kontrollit të fluturimit dhe e sulmuan fizikisht kolegun, kontrollues të flutiurimit, gjatë kryerjes së detrave të tij të punës.

Në takimin e jashtëzakonshëm të anëtarësisë së SPKF-së e dënuan ashpër sulmin ndaj kolegut të tyre dhe e konfirmuan qëndrimin se sulmi ndaj tij është sulm edhe ndaj secilit prej tyre.

Në takimin e mbajtur janë sjellë disa vendime dhe kërkesa:

– MPB menjëherë të fillojë procedurë për gjetjen e pjesëmarrëve në tërë ngjarjen, si të personave të cilët nuk janë të punësuar në kontroll të fluturimit, ndërkaq kanë qenë të pranishëm në perimetrin e igurisë së objektit dhe vetë objektin e kontrollit të fluturimit, por edhe të personave të punëssuar tek ne, ndërkaq të cilët ishin bashkëpjesëmarrës dhe ndihmuan në ngjarje e cila përfundoi me sulm fizik ndaj kolegut tonë kontrollues i fluturimit. Derisa zgjati takimi ynë, nga ana e MPB-së u dha kumtesë zyrtare se janë arrestur katër persona të cilët po merren në pyetje, pas çka do të pasojë kallëzimi adekuat, por edhe s vazhdon gjurmimi për katër persona të tjerë.

– Për shkak të lëshimeve të dukshme të sigurisë në shërbimet të cilat janë kompetente për sigurimin e objektit dhe personave të punësuar në objektin e kontrollit të fluturimeve, si dhe bashkëpjesëmarrje nga ana e personave të cilët janë të punësuar në navigacionin e vendit të cilët e ndihmuan hyrjen e personave të paautorizuar, është kërkuar nga MPB-ja me sitemim të personave zyrtarë ta sigurojë të njejtin, si dhe t[ë punësuarit, poaçërisht që bëhet fjalë për objekt strategjik shtetëror, por edhe për shkak të faktit se kontrolluesit e flutirimit nuk do të vazhdojnë të punojnë nën frikë të arsyeshme se në çdo moment, dikush nga jashtë mund të hyjë dhe t’i rrezikojë jetët e tyre, e me vetë atë edhe jetët e udhëtarëve në aeroplanet të cilëve u shërbejmë. Nga ana e MPB-së menjëherë janë sistemuar persona zyrtarë për mbrojtje të sigurisë dhe të objektit dhe të punëssuarve.

– U bëjmë thirrje tre drejtorëve ekzekutiv në M-NAV SHA Shkup, menjëherë të japin dorëjeqje na funksionet e tyre, para së gjithash për shkaqe morale, për shkak të eskalimit të gjendjes e cila u shkaktua në kontrollin e flutirimeve për fajin e tyre. Të njejtit ata, treguan se jo vetëm që nuk janë të aftë të udhëheqin me sukses navigacionin e vendit, por edhe se nuk janë të aftës t’i mbrojnë të punësuarit e vet dhe vetë objektin nga sulmi i personave të paautorizuar. Edhe pas 11 orëve të kaluata nga sulmi ndaj kolegut tonë, asnjë prej tyre nuk e gjeti të nevojshme ta dënojë publikisht tërë ngjarjen, të dalë me qëndrim zyrtar rreth asaj se çka ka ndodhur në një institucion i cili duhet ta paraqesë kulmin e sistemit të sigurisë, nuk u dnejuan as t’i ofrojnë ndihmë kolegut tonë të lënduar dje as ta garantojnë sigurinë e mëtejshme të të punësuarve të cilët krahas të gjithave duhej të qëndronin në vendet e tyre të punës dhe të vazhdonin ta kontrolloinin komunikacionin ajror.

Le të moss presin të shkarkohen siç është paralajmëruar në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, sepse edhe deri më tnai shkaktuan mjafë dëm.

“Nëse drejtorët megjithatë nuk denjojnë vetë të japin dorëheqje nga funkisonet e tyre, i bëjmë thirrje Qeverisë, në mbledhjen e parë të caktuar për më 09.01.2024, t’i shkarkojë të gjithë drejtorët dhe të hapë procedurë të shpejtë për zgjedhje të anëtarëve të rinj të kryesisë dhe Këshillit drejtues në proces publik, transparent dhe të ligjshëm, si fillim i qetëssimit të të gjitha tenisoneve por edhe mundësim të normalizimit të të gjitha proceeve të cilat janë të domosdoshme për funksiionimin e mëtutjeshëm normal të navigacionit të vendit”, janë kërkesat e SPKF-së.

Nëse nuk përmbushen, SPKF paralajmëron grevë me mbyllje të hapësirës ajrore, duke filluar prej 10.01.2024 deri në përmbushjen e tyre.

“Nëse jemi të detyruar për realizim të grevës më 10.01.2024, i lusim të gjithë bashkëqytetarët tanë të kenë mirëkuptim për veprimet e mëtejme edhe krahas problemeve me të cilat do të përballen gjatë fluturimeve të tyre me aeroplan, për shkak se veprimet tona janë të këhëzuara në drjetim të asaj që secilit udhëtar të mund t’i ofrojmë dhe garantojmë fluturim të sigurt. Për ngjarjen dhe aktivitetet tona të mëtutjeshme, tashmë i kemi njoftuar të jitha institucionet ajrore ndërkombëtare si dhe sindikatat dhe shoqatat e kontrolluesve të fluturimit nga Evropa dhe presim përfaqësuesit e të njejtave të arrijnë së shpejti si ndihmë dhe mbështetje shtesë”, thekson Tasevski.

Qeveria mbrëmë paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të caktuar për të martën, 9 janar, do të sjellë vendime lidhur me gjendjen në M-NAV, mes të cilave shkarkimin e tërë kryesisë dhe revizion për punën e deritanishme.

“Me nismë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në konsultim me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ndërsa sipas situatës në M-NAV, në seancën e radhës të Qeverisë, të caktuar për të martën, 9 janar 2024, për zgjidhjen e situatës ekzistuese do të propozohet dhe do të merren disa vendime – do të shkarkohet e gjithë udhëheqësia dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues; të hapet procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të udhëheqësisë dhe të Bordit Drejtues në një proces publik, transparent dhe të përcaktuar me ligj”, thuhet në kumtesë.

Njëherësh, shtohet se, kryeministri Kovaçevski do t’i bëjë thirrje Prokurorisë Publike, KSHPK-së, Entit Shtetëror të Revizionit, Policisë Financiare dhe trupave ndërkombëtare për kontroll në komunikacionin ajror që të bëjnë revizion të plotë të punës së deritanishme në M-NAV.

Paraprakisht nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se me katër personat e involvuar në ssulmin ndaj të punësuarit në M-NAV po zhvillohen biseda zyrtare dhe se në koordinim me Prokurorinë themelore publike do të parashtrohen kallëzime adekuate. Po ndërmerren masa, siç informuan, për gjetjen edhe të katër personave të tjerë, ndërsa në periudhën e ardhshme MPB vazhdimisht do ta sigurojë objektin e M-NAV-it.

Për sulmin fillimisht kumtoi kryetari i Sindikatës profesionale të kontrolluesve të fluturimit (SPKF), Aleksandar Tasevski, i cili në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se në objektin e kontrollit të fluturimit erdhën disa automjete nga të cilët dolën disa persona të cilët hynë në objekt dhe shkaktuan zënka dhe sulmuan të punësuar në kontrollin e fluturimeve.

Sulmi ndodhi pas konferencës së djeshme për shtyp të Tasevskit në të cilën ai informoi se njëzet deri tridhjetë kontrollues të fluturimit dhe ndihmësit e tyre në Navigacion (M-NAV) pritet të fillojnë të parashtrojnë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse në M-NAV, si mbështetje ndaj aktiviteteve sindikaliste dhe reagimeve për konkursin e fundit për punësim në këtë institucion.

Tasevski në konferencën për shtyp informoi edhe se pardje, përmes telefonit është thirrur në Sektorin për krim të dhunshëm pranë Ministriës së Punëve të Brendshme dhe i është prezantuar kallëzimi nga ana e dy nga tre drejtorët në M-NAV, Fahrudin Hamidi dhe Fasim Deari. Ata parashtruan kallëzim penal ndaj tij, siç tha, në bazë të porosisë së dërguar elektronike për shkak të “gjoja rrezikimit të jetëve të tyre” sipas nenit 144 paragrafi dy nga Kodi penal.