Kolumna

Nga po shkojnë subjektet politike shqiptare? Kudo që veprojnë, përçarja, proces i cili nuk ka të ndalur!

Shkruan: Etem Xheladini

Ky fenomen që po na ndjek me vite në emër të demokracisë, kauzës kombtare i sollën, e po i sjellin pasoja të pa riparueshme!
Ky fenomen po shkon drejt një rruge pa kthimë, pasi korrupcioni-hajnija kanë arritë kulminacionin, subjektet politike shqiptare, ku do që veprojnë, të cilat disa nga ato në pushtet erdhën me kartën e kauzës shqiptare, të dalura pas luftrave të fundit të cilat u bënë për çlirim kombëtar, e barazi me ata që jetojnë jashta dy shteteve shqiptare.
Ky premtim jo që nuk u realizua, por sa duket shqiptarët si popullë ku do që po jetojnë, po janë të nënshtruar, nëpërkëmbur, pa krebilitet, dhe të pa shpresë, ku po sjellë deri te shpërngulja e pa kontrolluar e rinis dhe popullatës shqiptare.
Ky proces i dhimbshëm tani është i pandalshëm. Por politikëbërsit shqiptar të korruptua-hajna deri në palcë këte fenomen e quajnë proces demokratik, pavarësisht se për dikë janë të dhimbshme.
Këto politikanë që menaxhuan për vite subjektet politike tani kanë filluar ti hanë kokën edhe njëri tjetrin, duke vepruar në karvane të ndara në terren, duke akuzuar bashkëpartijakët e tyre për gjithçka deri te aferat korruptive-hajnive të ndryshme, duke sinjalizuar për ndarje rrugësh.
Nëse udhëheqësit politik kruetarët e partive e kanë ndarë mendjen për të ndarë rrugët me miqtë-shokët e tyre të moçëm, bashkëpartijakët e deridjeshëm, atëherë kjo nuk ndalet, sepse ndarjet e dhimbshme të rrugëve, të motivuara për interesa pushtetesh, për përfitime personale e klanore, të korruptuarit-hajnat, si ata paraardhësit e tyre, e këto aktual, ndodhën edhe mes miqëve-shokëve të disa komandantëve që erdhën në politik si pasardhës të përfaqësuesve politi të shtabeve të UÇK-ës.
Ndodhën edhe shumë ndarje të tjera të subjekteve të para politike që ishin dalë në skenë pas rënjës të sistemit të njëmendësis, pavarësisht liderëve të fuqishëm nëpër kohë që ndodhën këto tri e tepër dekadave, edhe pse ishin të pakontestueshëm!
Tani më është vonë, nuk është befasi nëse shohim edhe ndarje të reja të subjekteve politik, daljes të reja të subjekteve politike kudo që po veprojnë shqiptarët, do të shohim Nisma apo lista të subjekteve politike.
Por më tani nuk kemi subjekte politike shqiptare që formohen me një platformë kombëtare, por sa duket me një qëllim për të ardhur në pushtet, për përfitime personale klanore, me një qëllimë për të hangër kokën njërit tjetrit, pasi korrupsioni-hajnija një ditë për ta do të marrë fund.