PROF. DR. SAHMEDIN SALI

Në çdo rrugicë të Nerezit, në çdo derë e oborr, ka histori që rriten bashkë me ne.
Ka emra që lindin me thjeshtësi, por rriten me punë, karakter dhe dije.
Në Nerez, vlerat nuk kanë qenë asnjëherë rastësi – ato janë fryti i përkushtimit të familjes, i kulturës së lagjes sonë dhe, mbi të gjitha, i arsimtarëve tanë të devotshëm që në shkollën tonë të dashur “VËLLAZËRIMI” mbollën farën e dijes, etikës dhe krenarisë.

Dhe ja, një ndër këto fryte të vyera është djali ynë:
Prof. Dr. Sahmedin Sali (Sameti, djali i Bedrisë së Murtezanit) – sot një emër i rëndësishëm në botën akademike dhe profesionale të mjekësisë dentare.

📌 Kush është Prof. Dr. Sahmedin Sali?
• I lindur më 16.07.1978 në Shkup, i rritur në zemër të Nerezit.
• Shkollën fillore e kreu në SH.F. “VËLLAZËRIMI” – Nerez.
• Shkollën e mesme në “Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup.
• Studimet universitare në Fakultetin e Stomatologjisë, Universiteti i Tiranës.
• Masteri, Specializimi dhe Doktoratura në Periodontologji dhe Mjekësi Orale pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

Karrierë dhe Shërbim
• Major, oficer i Armatës së RMV-së (2003–2012) në mbështetje shëndetësore.
• Profesor Universitar në Universitetin e Tetovës (2016–sot).
• Ligjërues edhe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik – Shkup.
• Kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni (2012–2016).
• Prodekan për Shkencë (2021–2023) dhe Dekan (2019) në Fakultetin e Shkencave Mjekësore – UT.
• Kontribut kyç në nivelizimin e sistemit të suksesit në gjithë universitetet e RMV-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
• Akreditimi i 8 degëve specialistike në fushën e mjekësisë – një ndër arritjet më të rëndësishme në arsimin e lartë shqiptar.
• Praktikë klinike 2004–2022 në Klinikën Dentare “Fjolla Medika” – Çair, Shkup.

Kontributi Shkencor dhe Botues

• Autor i librit “Parodontologjia Paraklinike” (2019).
• Publikime në revista shkencore si:
• Acta Medica Balkanica
• Medicus
• Guident
• Pjesë në projekte ndërkombëtare dhe konferenca shkencore.
• Kryeredaktor (2021–2023) dhe Anëtar i Këshillit Botues në revistën Acta Medica Balkanica.
• Anëtar i Këshillit Redaktues të revistës Apolonia dhe Acta Medica.

Fushat ku është autoritet shkencor

• Sëmundjet periodontale dhe trajtimet moderne
• Higjiena orale dhe parandalimi dentar
• Politikat shëndetësore dhe menaxhimi shëndetësor
• Edukimi profesional i brezave të rinj të mjekëve

NEREZI KRENAR ME TY

Profesor Sahmedini është shembulli që ne duam t’u tregojmë fëmijëve tanë:
• Se mund të jesh nga një lagje modeste, por me mendje të madhe.
• Se rrënjët në Nerez janë bekim, jo kufizim.
• Se me dije, moral dhe punë – arrihet çdo majë.

Dhe pavarësisht lartësive që arriti në karrierë, Sameti gjithmonë mbetet një djalë i thjeshtë i Nerezit, aty ku gjithmon ka qëndruar dhe ka shërbyer për komunitetin e tij, duke e mbrojtur Nerezin dhe duke e përfaqësuar me dinjitet në intervista televizive dhe çdo rrethanë tjetër.

Lavdi prindërve që e rritën.
Nderim mësuesve që e frymëzuan.
Respekt veprës që po e shkruan për kombin.

Shkolla “VËLLAZËRIMI” – Nerez vazhdon të rrisë yje.
Dhe historia po vazhdon… ✨

(Marë nga faqja Shkolla Fillore “Vëllazërimi” Nerez)

sqShqip