Nga ligji i ri për ndërtim përjashtohen objektet fetare të ndërtuara pa leje!
Nga Ligji për ndërtim, me të cilin parashihej që objekte e ndërtuara pa leje do të mund të legalizohen duke paguar komunale prej 50 deri në 100% më të larta se ato të rregullta, do të përjashtohen objektet fetare të ndërtuara po ashtu pa leje përkatëse.
“Objektet fetare gjithashtu janë përfshirë në këtë Ligj dhe do të mund të legalizohen pa paguar komunale”, tha Boçvarski.