May 14, 2024
Maqedoni

Taravari në Ditën e Shëndetësisë: Shëndetësia rurale, decentralizimi i shëndetësisë janë sfidat tona

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot në Tetovë organizoi debat me mjekët dhe me punonjësit shëndetësor mbi sistemin shëndetësor, përcjell TV21. Ai theksoi se një nga çështjet e rëndësishme për shëndetësinë është shëndetësia rurale. Çështja e dytë e shëndetësisë sipas Taravarit është decentralizimi i shëndetësisë dhe se momentalisht, 60% e shërbimeve mjekësore jepen në spitalet e Shkupit.

“Mbi 60 për qind e shërbimeve mjekësore në sot e kësaj dite merren në spitalet në Shkup. Unë mendoj se kemi kapacitete njerëzore, por edhe mund të krijohen kushte, të krijohen disa spitale klinike që do të jenë funksionale, sidomos Tetova, Ohrin ose Strugën, Shtipin dhe Manastirin. Besoj se nevojiten shumë investime në këto spitale rajonale me të vetmin qëllim që të mos i maltretojmë njerëzit, që për çdo shërbim mjekësor të vinë në Shkup”, tha Arben Taravari- kandidat për president.