Polici Artan Dalipi, pjesëtar i Policisë që shërben në pikën kufitare Bellanoc–Stançiq, ka përcjellë një mesazh falënderimi për mërgimtarët që këtë sezon kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare.
Dalipi ka falënderuar bashkatdhetarët për respektin, mirëkuptimin dhe korrektësinë e treguar gjatë kalimeve kufitare, duke theksuar se edhe pjesëtarët e policisë janë përpjekur që, brenda mundësive dhe detyrës së tyre, udhëtimi i mërgimtarëve të jetë sa më i qetë dhe korrekt.
Në mesazhin e tij, polici Dalipi u ka uruar mërgimtarëve mirëseardhje të vazhdueshme në Maqedoninë e Veriut dhe rrugë të mbarë në çdo destinacion.
“Ju falënderoj nga zemra për respektin që na keni dhënë”, ka shkruar ai. /Televizioni News

