April 29, 2024
KulturëMaqedoni

Nga “Ditët e Letërsisë Suedeze” me një takim letrar edhe në Tetovë

Qendra Kulturore “MIGJENI” nga Borasi në Suedi dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë në kuadër të aktivitetit “Ditët e Letërsisë Suedeze”, organizuam një takim letrar.

U lexuan poezi nga të pranishmit dhe u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen.Pas orës poetike, u zhvillua një bisedë, një diskutim interaktiv, raporton Lideri.mk.

Kryetari i shoqatës Oeneum, Daim ILAZI e infirmoi kryetarin e Shoqatës Migjeni nga Suedia, z.Sokol Demaku për aktivitetet e ndyshme në Maqedoni e më gjërë dhe u propozua që bashkerisht të pregatisim një Antologji të poezisë shqipe nga Maqedonia e Veriut në gjuhën suedeze e cila idee u përkrah nga mysafirët nga Suedia dhe angazhim per manifestime poetike të ndërsjella.
https://www.facebook.com/share/p/L3CNYzR7ZYSvyu7q/?mibextid=I6gGtw