May 5, 2024
Maqedoni

Disa pjesë të Buteli dhe Karposhit nesër pa rrymë

Shkup, 14 dhjetor – Disa pjesë të komunave të Shkupit, Butel dhe Karposh nesër do të jenë pa rrymë, njoftuan sonte nga Qendra Rajonale për Menaxhim me  Kriza – Shkup.
“Nga ‘EVN Maqedoni’ SHA kemi marrë njoftim se nesër për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e komunave Butel dhe Karposh.  Nga ora nëntë deri në orën 14:30, pjesë e rrugës “1558”, nga numri 50 deri te numri 60 në lagjen Radishan, Komuna e Butelit. Nga ora nëntë deri në orën 12 gjithashtu, konsumatorët e rrugës “Llovqenska” numër 21,23,25,27 dhe rrethinë, në Komunën Karposh”, thuhet në kumtesë.