Në prag të rikonstruktimit të Qeverisë, Ivan Stoilkoviq pritet të largohet nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, një funksion që gjatë mandatit të tij u shoqërua me reagime të shumta nga partitë dhe opinioni shqiptar, njofton agjencia e lajmeve INA.

Stoilkoviq publikoi një raport të punës së tij, duke pretenduar se ka ulur shpenzimet dhe ka dhënë fund praktikës së “pagave pa punë”. Megjithatë, gjatë mandatit ai u përball me akuza nga subjektet politike shqiptare për largimin e punonjësve shqiptarë nga ministria, trajtim diskriminues dhe cenim të parimit të përfaqësimit të drejtë.

Ai ka qenë gjithashtu objekt kritikash për qëndrimet e tij të afërta me politikat zyrtare të Serbisë dhe deklaratat e tij lidhur me çështje rajonale, të cilat kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe në skenën politike të vendit.

Me rikonstruktimin e Qeverisë, Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive pritet t’i kalojë një kuadri të koalicionit VLEN, duke i dhënë fund mandatit të njërit prej ministrave më të kontestuar në raport me partitë dhe opinionin shqiptar. (INA)

sqShqip