Maqedoni

Nga 6 shtatori, ndalohet hyrja në Suedi për qytetarët e Maqedonisë

Nga 6 shtatori Suedia vendosi ndalesë për hyrje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, raporton TV21. Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Suedia vendosi ndalesë për hyrje edhe për shtetasit e Malit të Zi, SHBA-së, Izraeli dhe Libanit. Siç informojnë autoritetet suedeze, kjo masë vendoset për të parandaluar përhapjen e virusit korona./TV21