Ilaçi për pacientët me astmë dhe sëmundje kronike obstruktive pulmonare beklometazon, formoterol ose me emrin e markës “Foster”, prej në gusht do të jetë i disponueshëm pa pagesë shtesë, me një participim prej 280 denarësh. Për këtë njoftoi drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, i cili bëri të ditur se për herë të parë Rivaroksabani futet në listën pozitive të ilaçeve, ndërsa participimi për pacientët do të ulet nga rreth 475 në 160 denarë.
“Fosteri do të jetë i disponueshëm pa pagesë shtesë për qytetarët vetëm me një participim. Ky participim tani do të jetë 20 denarë më e ulët, do të jetë 280 denarë, sepse çmimi referues i këtij ilaçi është më i ulët. Ky çmim do të hyjë në fuqi pasi të harxhohen sasitë e dorëzuara tashmë në farmaci, presim që nga 1 gushti, Fosteri do të jetë i disponueshëm pa participim. “Bloceta” është tashmë në dispozicion në farmaci pa pagesë shtesë”, pohoi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

