May 21, 2024
Maqedoni

Nesër nis festivali “Skomrahi”, risi ekspozita e kostumeve dhe skenografive

Fakulteti i Arteve Dramatike Shkup, organizon Festivalin të titulluar “Skomrahi”, i cili do të fillojë nga data 1 nëntor dhe do të zgjasë 5 ditë, pra deri më 5 nëntor. Dekani i këtij fakulteti, Besfort Idrizi, për Televizionin Shenja, tha se ky festival është nisur para 30 viteve e më shumë, nga vet ideja e studentëve dhe njejtë do të vazhdojë edhe këtë vit. Idrizi tha se këtë vit do të ketë shumë risi, ku përveç vendeve të rajonit, do të marrin pjesë edhe nga fakultete të ndryshme të botës.

BESFORT IDRIZI, DEKAN I FAKULTETIT TË ARTEVE DRAMATIKE

“Për këtë vit mund të lavdërohemi se këtë vit e kemi zgjeruar më tepër programin tonë dhe kemi dalur jashtë atyreve kornizave që i kemi pasur vite me rradhë, pra kemi risi nga ajo që këtë vit kemi edhe ekspozita, pra ekspozita të kostumeve dhe të skenografive, që vijnë nga Kosova, nga Novi Sadi, nga fakultetet e atjeshme, diçka që është risi sa i përket këtij festivali, sepse ne nuk kemi katedra të tilla në fakultetin tonë”.

Për këto pesë ditë që janë paraparë për këtë festivalë, Dekani Besfrot Idrizi, thot se presin ti ken gjithsej 70 mysafirë , ndërkaq, do të interpretohen 8 shfaqje dhe 20 filma artistikë të metrazhit të shkurtë.

BESFORT IDRIZI, DEKAN I FAKULTETIT TË ARTEVE

“Një shfaqje teatrore do të jetë e faklutetit ton dhe shtatë shfaqje nga fakultete të ndryshme dhe kemi diku 20 filma të shkurtër arstistikë dhe do të kemi poashtu edhe puntori të ndryshme për filmë të animuar, work-shopp për skenografi, work-shopp për pantonim e kështu me radhë. Por, kemi me të vërtetë një program shumë të ngjeshur me shumë aktivitete”.

Për të marrë pjesë në këtë festivalë Idrizi thot se interesimi është tejët i madh. Ai madje ju bënë thirrje të gjithë atyreve që kanë pasion artin, mos të hezitojnë, por të shkojnë dhe ta ndjekin të gjithë atë punë, se çfarë kanë përgaditur studentët. Përndryshe, për të gjithë të intresuarit hyrja do të jetë falas.