April 29, 2024
Kosovë

Nëse e shihni këtë person njoftone policinë

Stacioni policor në Prishtinë, me autorizimit të Prokurorisë, ka publikuar fotografinë e një qytetari që dyshohet për disa raste të vjedhjeve në kryeqytet.

Sipas njoftimit, Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që kanë informata për kapjen e të dyshuarit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, sipas njoftimit, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.