Nëntë persona janë lënduar mbrëmë, në fshatin Vrellë të Istogut në një aksident trafiku.Policia konfirmoi se të përfshirë në këtë aksident ishin katër vetura.Sot gjatë ditës, Spitali i Përgjithshëm në Pejë njoftoi për gjendjen shëndetësore të pacientëve.
Sipas këtij institucioni shëndetësorë njëri nga të lënduarit është në gjendje të rënd.“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku. Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë” – thuhet në njoftim.“Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi.
Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit” – thuhet në fund të njoftimit.

