May 23, 2024
Maqedoni

Shpërthim i fortë në Shqipëri, një i vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre deputeti i PS (Video)

Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnjë. Si pasojë e këtij shpërthimi raportohet për një viktimë.

Gjithashtu theksohet se tetë persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve është edhe deputeti Bujar Çela.

“ABC News” mëson se deputeti Bujar Çela është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake gjatë punimeve vinçi ka prekur shtyllën e tensionit të lartë dhe për pasojë është shkaktuar edhe shpërthimi.

/abcnews.al/