May 16, 2024
Maqedoni

Nedim Shaqiri nga fshati Mateç do të reprezentoj Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian

Nedim Shaqiri do të reprezentoj Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian për senior që do të mbahet në maj 2024 në Kroaci.

Nedim Shaqiri -60 kg fitues i kampionatit shtetëror dhe play off për senior, ku fitoi të drejtën anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian për senior që do të mbahet në maj 2024 në Kroaci.

Nedim Shaqiri është antar në Klubin e Karatesë “Rinia” Mateç.

Nedimi është i vetmi shqiptar që u kualifikua për në evropian tek meshkujt.

Trajneri i klubit Seful Osmani shprehet shumë i kënaqur për këtë sukses.

“Ky sukses erdhi pas një pune dhe përgatitje me shumë përkushtim dhe diciplin.

Pas këtij kualifikimi na pret një përgatitje intenzive me shumë përkushtim dhe motiv edhe më të madhë.

Dhasht Zoti që Nedimi të na sjellë medalje nga ky kampionat evropian”, thotë ai.