June 21, 2024
Lajmet e reja

Nebiu merr kryesimin e BAMIN, arritje e madhe për shtetin nga drejtori i ASH

Drejtori i Agjencionit për menaxhim të pronës të konfiskuar, Driton Nebiu do të kryesoj Rrjeti Ndërinstitucional Ballkanik për Menaxhimin e Pasurive të Përfituara në mënyrë të Paligjshme, BAMIN në periudhën 2024 – 2025 ndërsa Maqedonia e Veriut do ta mbaj kryesimin pasi një vendim i tillë u mor në në seancën e mbajtur të Bordit drejtues të rrjetit BAMIN dhe e gjithë kjo falë punës dhe angazhimit të Driton Nebiut, shkruan Top24

Kam kënaqësinë tju njoftoj se kam nderin si drejtor i Agjencionit për menaxhim të pronës të konfiskuar, të kryesoj Rrjetin BAMIN (Rrjeti Ndërinstitucional Ballkanik për Menaxhimin e Pasurive të Përfituara në mënyrë të Paligjshme) në periudhën 2024 – 2025, me nder të madh Republika e Maqedonisë së Veriut do ta mbajë kryesimin e Baminit në periudhën e caktuar dhe këtë vendim e morën sot në seancën e mbajtur të Bordit drejtues të rrjetit BAMIN.
Ky paraqet një hap i madh përpara për vendin tonë në fushën e menaxhimit të pasurisë së sekuestruar dhe njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve të hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.