Ejup Berisha

Të nderuar qytetar shqiptar që jetoni kë tu bashk me mua në RMV, po afrohet koha e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të cilat priten të mbahen në muajt tetor-nëntor të këtij viti. Me këtë rast me shumë dashamirësi dua tu sygjeroj që të keni kujdes se për kë do të votoni. Pra në ditët e zgjedhjeve meqë këto janë aktivitet me dy turne ju votoni duke përdorur mençuri, intelegjencë, racionalitet dhe dituri e jo iracionalitet, emocione dhe padituri. Dilni e votoni për të ecur para e jo për të qëndruar në vend apo dhe për tu kthyer mbrapa.Votoni për individ të arsimuar, të ngritur dhe të edukuar e jo për individ të paditur të mbrapshtë dhe tendencioz. Votoni për politikan përparimtar e jo për primitivët. Më tej përcaktouni për risinë e jo për të vjetrën. Mos votoni për politikan dhe Parti politike që shumë kohë më parë u ka dalur moda. Ka subjekte politike të tilla te ne që akoma mundohen të prezentohen dhe të promovohen si ithtare të zhvillimit dhe përparimit por që i zbatojnë gjithmonë proceset e kundërta e negative. Kur të dilni nëpër vendvotime votoni për ndryshimin e jo për status-quonë. Bashkqytetarë të mi më tej zgjedhni njerëz real, të drejte, familjar dhe të sinçertë e jo gënjeshtar, tendencioz, zemër ligë dhe shpirtzi. Qytetar të nderuar ecni përpara e mos vajtoni për të kaluarën e pafavorshme dhe të palavdishme që u ka bërë të
mërzitur dhe të përvuajtur shumë gjatë kohë më parë. Vetëm gjatë ecjes pëpara ju mund ta gjeni lumturinë, gëzimin dhe përparimin. Mos u merrni më me individ që ishin apo dhe janë të angazhuar në politikë e që nuk ua kanë dashur asnjëher të mirën. Mos i faktorizoni më ata që e kanë respektuar vetëmse veten dhe të afërmit e tyre e të cilët të
rë kohës ju kanë anashkaluar dhe ju kanë mohuar juve. Moto e këtyre zgjedhjeve duhet të jetë vazhdimi i rrugës së ndryshimeve të filluara në vitin 2024 me motivin për të ecur vetëmse përpara.Mendoj se çdo opcion tjetër është i kote që nuk sjell kurrfar përfitimesh. E reja përher e ka mundur të vjetrën pse te ne duhet të ndodhë e kundërta. Mos harroni se tendenca për tu rikthyer e vjetra këtu në mesin tonë ka akoma. Ta dini se ata që nuk janë ngopur më shumë se dy dekada me pushtet të njejtët nuk do të ngopen asnjëherë me të. Zgjedhës shqiptar merrne guximin dhe thoni Ndal të keqes dhe me zgjedhjen tuaj të mençur e të matur thoni po të mirës. Votoni për ndryshimin kjo do të thotë për Partitë e koalicionit Vlen. Çdo kthim mbrapa është shumë i pakuptueshëm, i papranueshëm dhe i shumë i dëmshëm. Më thuani ju lutem se pse duhet të reinstalohen frika, tmerri dhe trishtimi këtu në mesin tonë kur mund të reinstalohen siguria, guximi, gëzimi dhe lumturia në shoqë
rinë tonë dhe në shtetin ku kemi lindur, jetojmë dhe veprojmë. Një popull që din se kë ta zgjedh në zgjedhje më lehtë e ka që ta gjejë rrugën e nevojshme dhe të duhur drejtë të tashmes dhe të ardhmes së ndritur që premton dhe siguron zhvillim dhe përparim të gjithmbarshëm shoqëror.

sqShqip