Ejup Berisha

Në Zgjedhjet e pjesëshme vendore që do të mbahen në katër komunat e vendit do të thotë më
11 Janar le të fitojnë kandidatët më të mirë e më të zotë që i kanë këto vendbanime. Pra në to le të fitojnë ata kandidat që përkrahen dhe duhen nga qytetarët por dhe ata që gjithashtu do ti duan dhe do ti përkrahin qytetarët. Apo ata kandidat qe janë të afërt me qytetarët por dhe qytetarët të cilët janë të afërt me kandidatët të cilët garojnë në këto zgjedhje. Kjo për faktin se respekti dhe dashuria nuk duhet të jenë
të njëanshme por këto duhet të
jenë të dyanshme. Në zgjedhje le të fitojnë ata që jo vetëmse do të angazhohen e do të punojnë por edhe ata që do të krijojne situata dhe rrethana te favorshme dhe lehtësi të shumta
për qytetarët pasiqë jeta asnjëher nuk ka qenë e lehtë dhe e njejta nuk është e tillë edhe sot për shkak të vështërsive dhe krizave që egzistojnë. Më tej le të fitojnë ata që jo vetëmse i përkrahin risitë por ata që me të vërtetë i zbatojnë në praktikë këto gjëra që i bie ata që I zbatojnë ndryshimet. Për faktin se qytetarët shqiptar kanë nevoje për risi dhe ndryshime të realta e të vërteta e jo vetëm për gatishmëri dhe deklarata të kota me të cilat proklamohen dhe premtohen ndryshimet. Pra ajo që ka munguar përherë
këtu në skenën tonë politike ka qene ndryshimi. Mendoj se ka ardhur koha që ky edhe të vazhdon që të bëhet. Dhe ja gati dy vite koalicioni VLEN e ka nisur procesin e ndryshimieve politike këtu te ne dhe vlersoj se ky proces duhet të vazhdon që të përkrahet nga qytetarët shqiptar. Ndërsa një gjë e tillë do të bëhet vetëmse me fitoren e kandidatëve të koalicionit VLEN. E kamë fjalën për zgjedhjet vendore të ditës së Diel më 11 Janar të vitit 2026.

sqShqip