Maqedoni

Prej nesër borë e acar, temperaturat deri -10 gradë

Nga fundi i ditë dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të cilat në viset më të larta do të jenë me borë, kumtoi DPHM.

Nesër do të përqendrohen vranësirat dhe reshjet më të rrëmbyeshme, lokalisht mbi 25 litra në metër katror, të cilat në pjesët perëndimore dhe veriore, si dhe në viset më të larta do të jenë kryesisht me borë. Do të formohet shtresë e re bore, posaçërisht në pjesët perëndimore (edhe në Pollog edhe në Pellagoni). Reshje të kohëpaskohshme të borës do të ketë edhe në disa pjesë të Fushëgropës së Shkupit.

Do të fillojë të fryjë erë e matur veriore e cila të martën dhe të mërkurën do të përforcohet.

Reshje lokale të kohëpaskohshme të borës do të ketë të martën, ndërsa nga e mërkura moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, vende-vende edhe nën -10 gradë, ndërsa edhe të ditës në disa vende do të jenë nën zero.