Në Tetovë u mbajt tubim në mbështetje të popullit palestinez

Disa qindra qytetarë janë tubuar sot në sheshin e qytetit në Tetovë që të shprehin mbështetje për popullin palestinez dhe të kërkojnë që të ndalohet me sulmet e armatosura në Rripin e Gazës.

Qytetarët mbajtën parrulla me mbishkrime që të ndalohet vrasja e fëmijëve, të ndërpriten bombardimet dhe gjenocidi në Gaza, që të lirohet Palestina.

“Këtu jemi që ta kundërshtojmë narrativin aktual ku viktimat palestineze kanë vlerë më të vogël nga viktimat izraelite. Këtu jemi që ta ndajmë me familjet e viktimave një pjesë nga vujatja që ata e ndjejnë. Jemi këtu për foshnjet, fëmijët, gratë dhe viktimat tjera, të cilët në sytë e shumë politikanëve janë dëm kolateral për zgjidhjen e një konflikti të vjetër. Jemi këtu, që të tregojmë se jemi në anën e drejtësisë dhe të vërtetës së historisë, për shkak se askush nuk ka mëshirë për historinë e kriminelëve agresivë”, theksoi në fjalimin para të pranishmëve Jeton Xheladini, në emër të nismës qytetare, e cila e organizoi tubimin.

Ai lexoi edhe disa mesazhe tjera që janë dërguar nga të gjitha anët.