April 29, 2024
Lajmet e reja

Në të gjithë Maqedoninë filluan “netët me ajër të ndotur”

Në të gjithë Maqedoninë filluan “netët me ajër të ndotur”
Nata me ajër të ndotur. Stacionet matëse në orët e vona tashmë kanë filluar të arrijnë kulmin e ndotjes së ajrit. Në Shkup mbrëmë më e ndotura ka qenë Lisiçja, ku në ajër janë matur 209 grimca PM10. Në Strumicë, nga ana tjetër, grimcat janë më të larta, edhe atë 266 mikrogramë. 230 në Veles dhe Kavadar, kurse në Maqedoninë perëndimore më i ndotur ajri ishte në Kërçovë me koncentrim prej 162 grimcash PM10.

Pyetëm në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit nëse dhe sa shpesh kryejnë inspektime në objektet industriale në qytetet ku ndotja është e madhe?

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit

“Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka dinamikë të caktuar për inspektimin e industrisë bazuar në vlerësimin e rrezikut dhe përgatit dy raporte gjashtëmujore për veprimtarinë e vet”.

Ndryshe, sot në një moment stacioni matës në Kavadar ka treguar se niveli i ndotjes është enorm, 927 mikrogramë. Por Ministria e Mjedisit pohon – ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në stacionin matës, kështu që ka treguar numra joreal.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

“Pas ardhjes së energjisë elektrike janë restartuar instrumentet matëse. Vlerat e larta që kanë dalë… janë të pavlefshme”.

Përveç industrisë, shkaqe të tjera kryesore të ndotjes së ajrit janë ngrohja e shtëpive, djegia e qymyrit, plastikës dhe gomave, transporti dhe ndërtimtaria.

NDOTJA

SHKUP – LISIÇE 209 PM10

STRUMICË – 266 PM10

KAVADAR – 230 PM 10

VELES – 230 PM 10

KËRÇOVË – 162 PM10