Sport

Në Serbi tentohet të fshehet disfata turpëruese në futboll me rezultat 9:1

Skuadra e të rinjve e futbollit të Serbisë përjetoi poshtërimin më të madh në histori duke humbur ndaj Anglisë me rezultat 9:1. E ndërsa pjesa më e madhe e mediave vendase kritikuan lojtarët dhe stafin, rezultati i ndeshjes nuk u bë i ditur në programin “Arena Sport”.

Në lajmin e fundit mbrëmjen e së enjtes, Arena Sport “harroi” të theksojë se Serbia pësoi nëntë gola në Nottingham, në eliminatoret për Kampionatin Evropian U21.

Prezantuesja theksoi se Serbia kishte kaluar në avantazh, dhe më pas renditi golashënuesit për Anglinë, duke i lënë teleshikuesit të hutuar dhe të privuar nga informacioni për rezultatin përfundimtar.

Shikoni VIDEON

Serbia kaloi në epërsi në minutën e 27-të me golin e Vladimir Luçiqit dhe kjo vetëm sa i nervozoi anglezët, të cilët që nga ai moment nuk ndaluan së mbushuri rrjetën e Veljko Iliqit.

Në minutën e 38-të, Jaden Philogene-Bidace barazoi rezultatin, ndërsa në fund të pjesës së parë Liam Delap në të 42-n dhe Harvey Elliott në 45-n i dhanë epërsinë Anglisë 3:1.