SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Sado që do të mundohesh të e arsyetosh veten për tradhëtinë që ke bërë është e kotë të mundohesh në të gjitha mënyrat të orvetesh për të e larë fytyrën tënde kot e ke. Në mungesë të argumenteve asnjëherë derisa të jesh i gjallë nuk do mund të e arsyetosh veten.
Po besa edhe pas vdekjes edhe më vështirë e ke për të e arsyetuar ate që e ke bërë, sepse atje nuk gjykon gjykatsi, pushtetari dhe… Atje gjykohet vetëm e vërteta që ke bërë, sepse atë gjykim e bënë Zoti. Gjithnjë janë munduar disa si ti dhe si ju të i arsyetojnë gabimet dhe tradhëtitë e tyre që i kanë bërë dikujt pas shpine, por asnjëherë nuk kanë mundur të i arsyetojnë.
Unë e d që të gjithë që bëjnë gabime trashanike ndaj dikujt duke u munduar të i bëjnë kurtha të ndryshme në fund vet kanë ra në atë kurthë Shumëkush si ti dhe disa të tjerë si ti janë munduar të i arrijnë qëllimet e tyre karieriste për interese personale, por të gjitha kanë qenë të kota.
Një provernbë popullore thotë kështu: “ Ai që ia bënë dikujt varrin pas shpine, në atë varr do të bie vet ai”. Pra, duhet pasur shumë kudesë që mos të kape gjalli ( dreqi) në dorë për të detyruar të veprosh ashtu siç të thotë ai.
Mjerë ai që shitet te djalli për interes! Më vjenë shumë keq kur me vetëdije të plotë për interese personale tradhëton dikë me urdhrin e djallit. Edhe pse për një gjë të këtillë më vjenë keq, por nuk të kam faj aspak as ty e as bashkpunëtorëve tu që u bëtë shokë me djallin për të e eliminuar dikë, kuptohet se asgjë nuk ke arritur pos që ke eliminuar vetën tënde dhe askend tjetër.
Për ketë të jesh i bindur. Sa e sa të tjerë kanë vepruar të jetojnë me intriga të tilla duke iu punuar pas shpine të tjerëve sot jemi dëshmitarë se ku kanë përfunduar.
Kanë përfunduar keq e më keq, por askush nuk iu ka fajë , sepse gjithnjë e kanë lakmuar pushtetin, postin, karierën, lekun, pasurinë, tradhëtinë, por në fund si është më keq kanë përfunduar jetën e tyre.
Ruana, o Zot që mos të jemi si të këta!