BallinaMaqedoni

Në mars do të rriten pagat e mësimdhënësve, thonë nga VMRO

VMRO-DPMNE ka deklaruar se pagat e mësimdhënësve do të rriten në muajin mars. Nga kjo parti i janë përgjigjur kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe, i cili tha se pushteti nuk ka para për rritjen e pagave të mësimdhënësve.

“Rreth 20 aktivistë të LSDM-së dhe Venko Filipçe, kështu dukej dje protesta e famshme para Ministrisë së Arsimit. Venko Filipçe nuk ka përkrahje nga mësimdhënësit, sepse e dinë se është hipokrit. Venko Filipçe deri dje ishte në pushtet dhe mund t’ua rriste pagat, por nuk e bëri”.
“Venko Filipçen si duket e kanë zhgënjyer në LSDM nga ata që i kanë thënë të organizojë një protestë, në të cilën ka më pak njerëz se zyrtarë në LSDM. Filipçe duhet të largohet nga politika. Nuk ka mbështetje nga askush. Dhe LSDM duhet të reformohet fuqishëm”, thonë nga partia.