May 13, 2024
Maqedoni

Në Maqedoni 44 për qind e grave përballen me dhunë psikologjike, 14 për qind me dhunë fizike nga partnerët

Rezultati i anketimeve të fundit është se 14% të grave kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale që nga mosha 15-vjeçare nga partneri ose person tjetër.

Dhuna psikologjike e ushtruar nga partneri është më e zakonshme, 44% nga gratë e konfirmojnë këtë.

30% e grave janë ngacmuar seksualisht që nga mosha 15 vjeçare dhe 10% janë abuzuar seksualisht.

Vlora Reçica, bashkëthemeluese e Rrjetit Stella për #16DaysUKinMK thekson që 1 në 7 gra në Maqedoninë e Veriut përballen me dhunë fizike dhe dhunë seksuale, të gjithë duhet të punojmë në këtë aspekt për të krijuar shoqëri të barabartë, ku dhuna ndaj grave qoftë, seksuale, psikologjike ose ekonomike, do të eliminohet.

UN_MK Стави точка #16daysofActivism2021 #16DaysOfActivismAgainstGenderViolence UNFPA MK