Në kryeqytetin e Ukrainës kërkohet njohja e Kosovës
Gazetarja ukrainase, Iryna Synelnyk duke derisa ka përmendur smos vënien e sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia, ka thënë se ka ardhur koha të qëndrojnë me ata që i mbështesin dhe ta njohin Kosovën.
Iryna Synelnyk dhe Luidmyla, gazetaret ukrainase të cilat kanë qëndruar në Kosovë e që tash janë kthyer në Ukraine për shkaqe familjare, kanë dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, fotografi si shenjë falënderimi.
Synelnyk ka shkruar në Facebook se Ukraina ende nuk e njeh Republikën e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe Serbia vazhdon ta kundërshtojë zgjerimin e rrethit të vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.
Ajo ka përmendur edhe takimin e presidenti serb Aleksandër Vuçiq me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë Samitit Ballkanik në Greqi.
“Megjithatë, pasi kanë marrë pjesë në platformën e Krimesë, të nesërmen përfaqësues të qeverisë serbe kanë deklaruar se nuk e kanë mbështetur Ukrainën në çështjen e deokupimit të Krimesë. Serbia jep ndihmë humanitare për Ukrainën, ka përpjekje të ndara për furnizim me armë por nuk ajo vendos sanksione kundër Rusisë, dhe shpesh ndryshon pozicion. Përfshirë edhe deklaratat: nëse “Ukraina e njeh Kosovën, një ditë do të humbasë gjithçka”. Serbia paraqet interesat ruse në Ballkan.
Së fundmi është parë promovimi i njërit prej kanaleve TG me sloganin – “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”. Prandaj, mund të supozohet se ky vend do të veprojë sipas skenarëve të krijuar në Kremlin. Në anën tjetër, Kosova, qytetarët e së cilës i mbijetuan luftës së viteve 1998-1999, mreshtën Ukrainën pa falje, kështu që me shumë gjasa ka ardhur koha të qëndrojmë me ata që na mbështesin dhe nuk na vënë kushte. Është koha ta njohim Kosovën. Pas pjesëmarrjes në programin “Rezidenca në Kosovë” njeriu dëshiron të besojë se Kosova do të jetë vendi i parë me të cilin Ukraina do të përmirësojë marrëdhëniet diplomatike pas përfundimit fitimtar të luftës”, ka shkruar ajo.
/GazetaSinjali/