May 14, 2024
Diaspora

Qyteti i madh amerikan, Klivlend, u stolis me flamuj kuq e zi në Ditën botërore të Flamujve (Foto)

Në qytetin Klivlend të shtetit Ohajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tradicionalisht çdo vit shënohet dita Ndërkombëtare e Flamujve. Kjo ditë shënohet me 27 gusht.
Komuniteti shqiptar në këtë qytet të madh amerikan nuk është shumë i numërt, por është i mirëorganizuar.

Prandaj flamuri shqiptar, bashkë me atë të Kosovës çdo vit stolisin me krenari rrugët e këtij qyteti.

Lidhur me shënimin e kësaj dite, për portalin Lideri.mk nga Klivlendi ka folur Ajaz Emini, një nga veprimtarët më aktiv shqiptar atje.

“Dita Ndërkombëtare e Flamujve është një festë e vërtetë për neve shqiptarët që jetojmë në Klivlend dhe Ohajo. Me krenari bartim flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme, për të dhënë kontributin tonë në afirmimin e shqiptarëve në Amerikë dhr në botë, sepse këtë ditë e shënojnë edhe komhnitete tjera që janë me prejardhje nga shumë vende të ndryshme të botës. Tradicionalisht nisja e shqiptarëve u bë nga Kopshti Shqiptar në Klivlend, ku gjendet edhe busti I Nënë Terezës”, thotë Emini për Lideri.mk.

Angazhimin për çështjen shqiptare ai e ka dëshmuar që nga koha kur si student kumanovar (nga fshati Llojan/Likovë-Kumanovë) në Prishtinë ka marë pjesë në aktivitete ilegale kundër sistemit jugosllav.
Këto aktivitete i ka vazhduar edhe në SHBA, kurse para fillimit të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 është bë pjesë e ushtrisë amerikane. Ka shërbyer fillimisht në Kukës duke qenë hallkë e rëndësishme në koordinimin e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, kurse pas kapitullimit të Serbisë ka shërbyer në Kosovë si pjesë e ushtrisë amerikane, ku i është bashkangjitur edhe bashkëshortja e tij, Shahadije Hoxha, me prejardhje nga Kaçaniku.

Pasi ka mbaruar shërbimin në Kosovë është kthyer në Klivlend ku gjatë kohë ka udhëhequr shoqatën e shqiptarëve në këtë qytet, në kuadër të cilës është aktiv sot e kësaj dite.

Vitin e kaluar ai promovoi edhe librin autobuografik “Një jetë kushtuar atdheut-Ditar”, ku fokusin e ka vendosur pikërisht tek shërbimi në radhët e ushtrisë amerikane në Kosovë./Lideri

Ky ishte programi i manifestimit: