May 19, 2024
Maqedoni

Në Krushevë u hap xhamia e re madhështore (Foto)

REISUL ULEMA INAUGUROI XHAMINË E RE NË JAKRENOVË TË MUFTINISË SË PRILEPIT

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz Shaqir ef Fetai bashk me nikoqirin Muffiun e Mufrinisë së BFI – Prilep të shoqëruar nga bashkpintorë të tyre, sekretarit të përgjithshëm, drejtorë të sektorëve të Riiasetit, muftive, referentëve, personaliteteve të jetës politike, ekonomike, kulturës si dhe pjesmarrje masovike e besintarëve nga shumë vende inauguruan Xhaminë e re në fsh.Jakrenovë të Muftinisë së Prilepit. Manifestimin e hapi moderatori i programit Z. Muhamed Gaziu, dhe fjalë përshënderëse mbajti imami Imerali Imeri, muftiu H. Shefket ef. Imeri i cili përshëndeti Reisul Ulemanë me të gjithë bashkpuntorët e tij si dhe të gjithë të pranishmit, duke shpjeguar mbi nismën dhe ndertimin e kësaj xhamie.
Të pranishnit i përshëndeti edhe H. Hfz. Mehas ef. Alija, Kryetar u KMSHZ, Hfiz Mahir ef Zekiri, imam i kahmotshëm në Vijenë ku kontriboi tërë jetën në organizimin e jetës fetare, i cili u prezentua me lexim të bukur të Kur’anit Famëlartë, si dhe shumë personalitete tjera të mirënjohura nga vendi dhe Diaspora, në veçanti fjalimi prekës i Naser Halim nga Turkyie i cili me mall foli për xhaminë dhe kontributin e donatorëve të ndryshëm.
Reisul Ulema përshëndeti të praniahmit dhe shpjegoi rolin dhe rëndësinë e Xhamisë në kohën e sodit duke theksuar se xhamitë janë qendër ku i drejtohemi Allahut Fuqiplotë, ku definohet dija, morali, familja, barazia, paqa, toleranca dhe bashkjetesa dhe apeloi që të jenë në shërbim të Zotit dhe paqës në mes njerēzve.
Me zërin e tij të bukur u paraqit Hafiz Idrizi nga Tetova.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0bY7FASkyWZjhJUYWLfbf6wQNn5yncFJE9fYvHqdQBMYzT998TNAaghX5YYg1fhU2l&id=100063686554686