May 20, 2024
Maqedoni

Në komunën e Likovës nuk ka intelektualë dhe…

SHKRUAN: NEHAT JAHU

Sipas kësaj që dëgjojë dhe lexojë vijë në konkludim se komuna e Likovës nuk posedon intelektualë të mirëfilltë
Njëherit njëherit më duket se nuk ka nga gjeneratat e reja për të i zëvendësuar gjeneratat e vjetra që mbi 20 vite përcaktohen deputetë, ministëra , zëvendësministëra personat e njejtë.Unë me bindje të plot e pohoj se në komunën e Likovës ka shumë femëra dhe meshkuj të gjeneratave të reja dhe ate me aftësi të larta intelektuale.

Ky është një turp i turpit për vet personat, por për ata/ ato që i përcaktojnë këta persona si të pazevendsueshëm në këtë komunë.Këta persona aq të dobët që mbi 20 vite udhëheqin dhe vendosi gjithëçka në partinë të cilës i takojnë.Të tillët i kan krijuara tani më në prona private, grupore dhe klanore. Fajtorë kryesorë këtu janë udhëheqësit e lartë partiak së bashku me liderët e tyre.Pra, këta persona janë të paprekshëm sikur të mos ketë shqiptarë tjerë në komunën e Likovës e që unë me shumë përgjrgjegjësi të madhe e themë se ka aq shumë individë që i zëvendsojnë këta që nuk kanë punuar asgjë për këtë popullatë, por kanë punuar vetëm për tendera dhe për të e pasuruarë veten dhe ata/ ato që i mbajnë pranë vetes. Gjenerata e re që do të i zëvendsonte të tillët këtij dinë të udhëheqin shumë më mirë dhe do të sjellin shumë të mira për jetën këtij populli të kësaj komune e cila gjatë vitit 2001 ishte shkatrruar tërësisht.Këta person siç po e shohim se mbi 20 vite janë bërë të bërë i pazevendësueshëm deri sa të jenë të gjallë.

Të tillët po na i servojnë si gjellën në pjatë dhe ne shumë lehtë po i pranojmë se këta na kanë sjellë shumë të këqia dhe këtë popull aq shumë e kanë varfëruart që rinia e komunës për çdo ditë na ikin në vende të huaja dhe fushat tona mbetën djerrina. Edhe fabrikat që ishin paraparë për të i ndërtuar në rajonin e kësaj komune i larguan nga ky rajon.

Pra, kaq vite këta u pozicionuan nëpër pozicione nuk punuan asgjë për këtë popull të përvuajtur, por qëllimi i tyre ishte për të e pasuruar veten dhe familjet e tyre. Këtë absurditet nuk mund të e shohësh askund në botë.Aq sa mbanëjnë fonksionarët e kësaj komune edhe më tepër mbajm faj struktura e komunës të cilës parti i takojnë.

Ne vet i ngritëm në poste të larfta dhe tani akoma vazhdojmë me të njejtin avaz për të i mbajtur po në funksione të larta edhe ata i përcaktojnë vendet e posteve ku do të i kenë të sigurtë për të fituar vendin e deputeti dhe poste tjera ku atyre do të ju konvenojnë.

Mos vallë nga “patriotizmi” që kanë “ bërë” këta çfarë “ “atdhetarë” saqë nuk edhe shpallin edhe “Heronj të shqiptarisë”.Në kohën kur aq shumë kemi kuadro të shkolluarë edhe intelektualë të mirëfilltë të jenë nën hijen e tyre derisa të jenë të gjallë këta çfarë askusha, por ja që kjo ndodhë vetëm tek ne e sidomos në komunën e Likovës të përgjakur në vitin 2001.