May 10, 2024
Maqedoni

Në kohë pandemie, përmbaruesit kanë “thithur” 123 milionë euro

Edhe pse ishte vit pandemik dhe i vështirë për ekonominë, qytetarët dhe kompanitë nuk kanë mundur të shpëtojnë nga përmbaruesit. Sipas statistikave të publikuara, edhe pse kishte disa ndërprerje në realizimin e përmbarimeve, gjatë vitit 2020 megjithatë përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut kanë “thithur” 123 milionë euro, shumë gati e njëjtë me atë të vitit 2019, kur nuk ka pasur ndërprerje, transmeton gazeta Lajm.

Nga kjo shumë, pjesa më e madhe janë marë nga kompanitë, të cilat edhe ashtu kishin një vit të vështirë. Prej kompanive borxhli përmbaruesit kanë marë 89 milionë euro, nga shteti 99.5 milionë euro, kurse nga qytetarët madje 25 milionë euro.
Fakti që përmbarimi në një periudhë u ndërpre vitin e kaluar, nuk do të thotë se borxhet ishin falur, vetëm shtyrje e realizimit.
Në vitin 2020, në Maqedoni kanë punuar 99 përmbarues. Ata kanë pranuar gjithsej 100.760 kërkesa për përmbarim, kurse janë realizuar 44.889, respektivisht 44 për qind.