May 5, 2024
Maqedoni

Në ITSHKSH u shënua Dita ndërkombëtare e përkujitimit të Holokaustit

Shkup, 27 janar 2023 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore
dhe Kulture të Shqiptarëve në Shkup, u përkujtua Dita ndërkombëtare e
përkujitimit të Holokaustit, me ç’rast u organizua edhe një ekspozitë
retrospektive me fotografi autentike të një grupi diplomatësh që
vepruan në Zvicër në periudhën 1941-1945, të cilët iu ndihmuan
herbrenjëve që me dokumenta të falsoifikuar të strehohen nël shtet e
Amerikës Latine.

Të pranishëm ishin zv. Kryeministri i parë, Artan Grubi, ambasadorët e
Polonisë, Suedisë, Ukrainës si dhe përfaqësues të disa ambasadave të
tjera të akredituar në Shkupi. Me pjesëmarjne tyre këtë akademi
përkujtimore e nderuan edhe përfaqësuesit e BFI-së si dhe të shoqatës
hebraike ng Kosova.

Drejtori i ITSHKSH, prof. dr. Skender Asani, në fjalën etij tha se në
historinë e tmerreve çnjerëzore, ku jeta e njeriut nuk vlente as sa
një fletë e tharë dushku, ndodhi edhe një tragjedi e madhe me përmasat
kolosale të dhembjes e frikës. Kjo tragejdi emrin e kishte Holoakust,
kurse hebrenjtë ishin ata të cilët kaluan nëpër rrathët e këtij
ferri. Në secilin rreth sfidohej fati dhe e ardhmja e hebrenjëve, tha
Asani, por pati edhe purgator ku njerëzit vullnetmirë, edhe këtu në
Shkup, në Prishtinë, në Shkodër e gjetiu, tregonin mëshirë e
solidaritet për këtë popull që pa të drejtë ishte shënjestruar nga
makineria vrastare e nazi-fashizmit.

“Sot në këtë akademi përkujtimore jemi mbledhur edhe njëherë që të
evokojmë një ngjarje që i dha fund dramës kolektive të një populli i
cili vuante çastet e fundit nëpër kampet e përqëndrimit.
Në ato ditë të ftohta janari të vitit 1945, Armata e Kuqe kishte
përparuar në thellësi të territorit të Polonisë dhe pasi çliruan
Varshavën dhe Krakovin, më 27 janar 1945, trupat sovjetike hynë në
Aushvic , duke çliruar të mbijetuarit e rrjetit të kampeve të
përqendrimit, me çka në sytë e botës zbuloheshin përmasat shtazarake
të një ideologjie antismete. Tragjeditë njerëzore mund të përsëriten
dhe ato mund ta kenë fytyrën e njejtë të tmerrit, por ajo çka na
intereson neve sot është pyetja: A mundet solidariteti dhe sakrifica
për tjetrin të krijoj sërish fole në zemrat e njerëzve human? Nëse
gjatë LDB patëm heronj të heshtur që ua shpëtuan jetën hebrenjëve, sot
kemi nevojë për disa heronjë të tjerë, të cilët duke tejkaluar
vetveten arrijnë të ruajnë harmoninë fqinjësore e shoqërore, ose siç
thotë një urti popullore shqiptare: “Nuk mund t’i bësh mirë tjetrit,
pa e lënë keq veten”, nënvizoi drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender
ASANI.

Ndërkaq zv. Kryeministri i parë në Qverinë e RMV, Artan Grubi,
nënvizoi faktin se përvojat tragjike që dolën nga Nolokausti nuk
guxojnë të përsëriten, kurse solidariteti njerëzor duhet të jetë
udhërrëfyes i njerëzve qëllim-mirë. Ai foli edhe për solidaritetin e
njerëzve në vendin tonë, duke shtuar se hebrenjtë u ndihmuan sepse
tek këta njerëz mbisudonte humanizmi dhe mëshira për tjetrin.
Në këtë akademi përkujtimore folën edhe ambasadorja e Suedisë,
ambsadori i Polonisë, ambasadorja e Ukrainës, si dhe përfaqësues të
amabasadave të tjera.