May 9, 2024
Maqedoni

Faton Fazliu: Sa më shumë që bërtet Artan Grubi, aq më shumë humb BDI-ja

Faton Fazliu nga partia politike Alternativa ka komentuar deklaratat publike të Artan Grubit se kjo parti do t`i fitoje të gjitha komunat, transmeton Almakos.

“Përvoja ime flet se zgjedhjet lokale do i fitojë bindshëm opozita shqiptare. Dhe, argument më të fuqishëm e kam refrenin patetik të këtij djaloshit të BDI-së, Artanit, se “BDI do i fitojë të gjitha komunat”. Kështu bërtiste edhe në zgjedhjet parlamentare më 2016 dhe pastaj humbi edhe te hyrja e banesës së tij dhe në orën 19.00 i mbyllën shtabet dhe ikën.

Dijeni se sa më shumë që bërtet Artani, fitorja bëhet më e sigurt.

Bile kësaj radhe, në shumë komuna, nuk duam me i lodhë votuesit në dy cikle”, shkruan Faton Fazliu.