May 1, 2024
Maqedoni

Në Gjevgjeli kapen shtatë migrant nga Kuba

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orls 21:30, në afërsi të fabrikës “7 nëntori” në Gjevgjeli është arrestuar 63-vjeçari K.S. nga Velesi, transmeton Alsat. Policia gjatë kontrollit, në makinën e tipit “Ford Galaxy” ka kapur shtatë emigrantë nga Kuba.

“Kundër K.S. do të parashtrohet padi penale, ndërsa emigrnatët do të vendosen në Qendrën për Transit “Vinojug” në Gjevgjeli”, shtojnë nga MPB.