May 4, 2024
Maqedoni

Në Elbasan për ndërtime pa leje arrestohen dy inspektorë, në Maqedoni për 45 viktima asnjë i arrestuar!

Dy inspektorë në Elbasan janë arrestuar ditën e sotme nga efektivët e policisë, deri sa në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka asnjë të arrestuar për tragjedinë me 45 viktima edhe pse rastin e përcjellin shumë mangësi dhe mistere. Dy inspektorët dyshohet se kanë lejuar ndërtim pa leje dhe për këtë arsye kanë rënë në pranga.
Nuk dihet ende identiteti i tyre, por ata akuzohen se kanë abuzuar me detyrën, raporton report.tv.
Arrestimi i tyre vjen në vijim të hetimeve intensive që drejtoria Elbasanit po kryen prej të paktën dy javësh. Nuk dihet se për cilin ndërtim bëhet fjalë dhe në cilën zonë apo se kujt i përket, detaje këto që pritet të mësohen në vijim.