Kolumna

Letër Blerta Deliut: Fjalët e tua na kanë shkaktuar më shumë dhembje se ditën kur baballarët tanë ranë në betejë

Shkruan: Fatmir Brajshori Tushi

Letër publike dërguar Blerta Deliut
(Letra është imagjinative dhe e shkruar nga unë…)

„ MOS MA VRISNI SËRISH BABAIN!“

Babai im e deshi lirinë! E donte shumë Shqiperinë!
Babai im është nga Shkupi, Prishtina, Kavaja, Deçani, Prizreni, Opterusha,Vushtrria, Lypjani…që u vra më 10 maj 2015 në betejën e Kumanovës s‘bashku me vëllezërit e tij Begun, Mirsadin, Turgajin, Xhaferin,Valonin, Samidin, Hysenin, Fatlumin, Arbenin, Nusretin…
Meqë babai ynë, ra në betejë për liri kombëtare, ne si familja e tij (familjet e tyre)tërë shpresat dhe lutjet tona i kishim që së paku, shokët e tij që padrejtësishtë po mbahen në burgjet maqedone të lirohen!

Por, një „deputete“me emrin BLERTA DELIU, duke e quajtur komandant Malishevën dhe shokët e tij „ terroristë“, ajo vrau edhe një herë baballarët tanë.
Pse Blerta i vrave edhe një herë prindërit tanë për së dyti?
Fjalët e tua na kanë shkaktuar më shumë dhembje se ditën kur baballarët tanë ranë në betejë për lirinë e trojeve shqiptare…
Ti i quajte terrorist baballarët tanë ,Begun, Mirsadin, Adem Jasharin, bacë Fehmiun e gjithë luftëtarët e lirisë…
Kur na u vranë baballarët në luftė nuk derdhëm asnjë pikė loti!
Dje kur Ti Blerta Deliu i quajte terrorist lotët mbuluan fytyrat tona!
Po t‘kishe veç pak fytyrë ti menjëherë jep dorėheqje dhe kurrë më nuk del në vende publike me fol!
Turpi të mbuloftë nëse e di çka është turpi!
Ti mundesh me kërkue falje por ajo nuk të bë më pak fajtore!
Ti e the atë çka ndien në shpirtë!

Ne si familjar jemi të fyer rëndë nga ti dhe kërkojmë të largohesh sa më parë nga Kuvendi i popullit!
Mallkuar kofsh për jetë!

Familjatët e heronjëve të kombit
të vrarë në betejën e Kumanovës