May 20, 2024
Maqedoni

Në Ditën e Alfabetit, Halit Ferati mundësoi hapjen e paraleles shqipe në Çashkë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë është hapur paralele shqipe.

Shaqiri thotë se mësues i parë në këtë paralele do të jetë Besmir Xhaferi.

“Në SHFK Todor Janev në Çashkë, për herë të parë hapëm paralelen në gjuhën shqipe, dhe mësuesi i parë i saj do të jetë mësues Besmir Xhaferi të cilit i uroj suksese. Dua të shpreh falënderime për kontributin edhe dy personave të cilët nuk u lodhën kurrë së kërkuari këtë paralele, Halit Ferati dhe Suat Shaqiri. Nuk mund të mos ndjehem krenarë që në frymën e Nëntorit të realizoj këtë kërkesë të nxënësve për të mësuar në gjuhën e tyre amtare, gjuhën shqipe”, shkruan mes tjerash Shaqiri.Top24