May 11, 2024
Maqedoni

Komuna e Tetovës i paguan me nga 10 denarë punonjësit e angazhuar në kabinetin e Bilall Kasamit

Komuna e Tetovës nëpërmjet një komunikate, ditë më parë ka publikuar listën e kontratave në vepër të lidhura me Komunën e Tetovës gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, shkruan Nistori.

Sipas komunës, bëhet fjalë për tetë kontrata vullnetare me nga 10 denarë dhe se këto persona janë pjesë e kabinetit të kryetarit aktual, Bilall Kasami.

“Komuna e Tetovës, duke u avokuar për transparencë maksimale ndaj publikut, publikon listën e kontratave në vepër të lidhura me Komunën e Tetovës për muajin dhjetor të vitit 2021. Gjithsej janë 8 kontrata vullnetare me nga 10 denarë. Këto persona janë pjesë e kabinetit të kryetarit aktual”, njoftojnë nga komuna.

Ky trend i transparencës, shtojnë nga komuna, se publikimi i të gjitha kontratave në vepër do të vazhdojë për çdo 3 muaj.

Ndryshe, kryetari aktual i Komunës së Tetovës javë më parë publikoi listën e kontratave në vepër të realizuara në vitin 2021. Në ueb-faqen e komunës u publikua lista dhe bëhet fjalë për 811 kontrata. /Nistori/