May 24, 2024
Maqedoni

Deputetja Rina Ajdari: Faturat për mbeturinat në Tetovë janë rritur katërfish më shumë

Deputetja nga radhët e BDI-së, Rina Ajdari, sot në konferencë për shtyp akuzoi udhëheqësinë e Komunës së Tetovës, se si pasojë e keqmenaxhimit të tyre, do të rriten faturat për mbeturinat.

Ajo tha se qytetarët që kanë paguar 300 denarë për mbeturinat, pas kontraktimit të kompanisë Saubermacher, faturat do të jenë 1300 denarë. Ajo theksoi se një familje do të duhet të paguajë 200 euro më tepër në vit, për menaxhimin me mbeturinat.