May 17, 2024
Maqedoni

Maqedoni e Veriut: Nuk miratohet ligji për lojërat e fatit, mbyllet procedura

Ligji për lojërat e fatit nuk kaloi në Kuvend të Maqedonisë së Veriut.

Ligji në fjalë u hodh sërish në votim pasi presidenti Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin.

Pro votuan 51 deputetë, derisa për miratimin e tij nevojiteshin 61 vota. Shërbimet e Kuvendit sqaruan se aty përfundon procedura për këtë ligj.