May 12, 2024
Maqedoni

Në 24 orët e fundit 21 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 773 teste dhe janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19:
. Shkup – 9
. Manastir – 5
. Kavadar dhe Ohër – nga 2
. Shtip, Kërçovë dhe Dellçevë – nga 1

Nga numri total i rasteve pozitive ( 21 ), janë regjistruar 5 riinfeksione.

Janë regjistruar 71 pacientë të shëruar nga:
. Manastir – 21
. Shkup – 16
. Kavadar dhe Ohër – nga 7
. Kërçovë – 5
. Prilep dhe Berovë – nga 4
. Kumanovë – 2
. Shtip, Koçan, Negotinë , Resnje dhe Demir Kapijë – nga 1

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar gjithashtu edhe 2 humbje jete nga Shkupi (66 vjeç) dhe Shtipi (80 vjeç). Personat kanë humbur jetën në shtëpi. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën nga 29.04.-01.05.2022.

Janë kryer 773 teste përmes:

ISHP-87, QSHP Shkup-0, QSHP Manastir-0, QSHP Prilep-0, QSHP Tetovë-0, QSHP Kumanovë-4, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-1, Spitali Laboratorik Kozle-0, UK Pulmologji me Alergologji -0, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-0, Zhan Mitrev (Filipi i II-të)-28, Avicena -22, Biotek-26, Sistina-20, Laboratoria Laor-23, Sinlab-0 , Remedika -0, Plodnost-12, Genea-0, Nikob Lab-114, VFV Medikal-24, Eli Medika Plus-3, Royal Medika -0, Spektra-MM-0, Rapid Lab-5, Zhan Mitrev Strumicë -4, Nova Lab Diagnostika-0, Ramus-0.
ISHP dhe IPSH (test i shpejtë) – gjithsej 400.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.023.422 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 309.790, numri i të shëruarve është 299.936, numri i atyre që humbën jetën është 9.282, ndërsa numri i rasteve aktive është 572.