May 3, 2024
Maqedoni

Maqedoni, çanta e ushtarit amerikan bie mbi kulmin e një shtëpie (Foto)

Çanta e një ushtari ka rënë dje nga qielli mbi kulmin e një shtepie në Negotinë.
Sipas policisë, çanta i ka renë nga dora një ushtari parashutist nga një ushtri aleate.
MPB duke konfirmuar rastin, thotë se është shkaktuar dëm material i cili do të kompensohet. Nga fotot e publikuara, në çantë vërehet flamuri amerikan.

“Dje në policinë e Negotinës, 35 vjeçari B.S. ka njoftuar se një pjesë e pajisje parashutisti ka rënë mbi kulmin e shtëpisë së tij dhe i ka demtuar disa tjegulla. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një çantë ushtarake pronë e ushtarit nga një ushtri aletae në kuadër të Stërvitjes shumëkombëshe “Kërcime stërvitëse parashutiste nga aeroplani’, mbi rajonin e Negotinës. Çanta i Është kthyer personit kurse dëmi në kulm do të kompensohet”, deklaruan nga MPB, raporton Almakos.

Rastin e ka shfrytëzuar për të reaguar partia e majtë Levica, e njohur për qëndrimet e saj anti NATO.