Ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE këmbëngul për modelin kroat, maqedonasit shumicë, tjerët pakica
VMRO-DPMNE i sheh si zgjidhje të mirë tezat se mund të bëhen ndryshime kushtetuese, sipas shembullit të Kroacisë, me këtë model Maqedonia do të jetë shtet i një kombi dhe pakicave që jetojnë në të dhe se ky shembull sipas tyre është i pranueshëm dhe se për këto ndryshime kushtetuese janë të gatshëm të votojnë menjëherë dhe pa asnjë kusht. Sipas Marija Miteva nga VMRO-DPMNE, kjo Qeveri disa herë ka aloduar në shembullin e kushtetutës kroate dhe nuk kanë pse mos ta pranojnë tani këtë që vet e kanë propozuar.
“I bëjmë thirrje LSDM-së dhe BDI-së si evropianë të vetëshpallur, si subjekte politike që alodojnë në krijimin e një fronti evropian, që t’i pranojnë ndryshimet kushtetuese sipas shembullit të një shteti anëtar të BE-së, respektivisht Kroacisë. Me këtë model Maqedonia do të jetë shtet i një kombi dhe pakicave të tij. Me këtë RMV do ta ndryshon karakterin multietnik të saj dhe do të shndërrohet në shtet unitar, ku Maqedonia do të jetë shtet i Maqedonasve dhe shtet, i cili ju takon edhe pakicave të cilat jetojnë këtu, shqiptarë, turq, romë, vlleh, boshnjak dhe të tjerë, të cilëve u garantohen të drejta të barabarta sikurse popullit maqedonas.”, – deklaroi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Ndërsa nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kanë pohuar se tani është koha kur po fillojnë të krijohen grupet punuese, ku secili njohës i mirë i këtyre çështjeve, duke përfshirë edhe partitë politike ku do të mund të japin propozimet e tyre, duke përfshirë këtu edhe VMRO-DPMNE-në.
“Qëndrimi i LSDM-së është i qartë si kristali, ne kemi thënë se do të formohen grupet e punës, ku të gjitha partitë, përfshirë edhe vet VMRO-DPMNE-ja do të kenë të drejtë të japin propozimet e tyre, dhe mbi të njëjtat do të diskutojmë, ku vendimet do të merren në mënyrë konstruktive.”, – theksoi deputetja e LSDM-së, Lidija Tasevska.
Në kuadër të Ndryshimeve Kushtetuese në RMV ku kërkohet përfshirja e pakicës bullgare në preambulën e saj, sipas partive shqiptare këtu duhet të trajtojnë edhe statusin e gjuhës shqipe, e cila aktualisht është e përcaktuar si gjuhë e folur nga më shumë se 20 për qind e popullsisë së përgjithshme që jeton në këtë vend.