May 14, 2024
Maqedoni

Ndërtimi i aksit rrugor Kërçovë – Ohër, Kuvendi miratoi propozim-ligjin për vazhdimin e afatit

Kuvendi miraton propozimin e grupit të deputetëve të opozitës dhe të shumicës që me procedurë të shkurtuar të miratohet Ligji për projektet e infrastrukturës, konkretisht propozim-ligji për plotësimin e Ligjit të Realizimit të Projekteve Infrastrukturore për Ndërtimin e Seksionit Rrugor Kërçovë – Ohër dhe Seksionit Rrugor Milladinovci – Shtip. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve sqaron nevojën për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji. Thotë se nuk tërhiqen komplikime shtesë financiare.
“Sipas shkresave, mendimeve nga ana e mbikëqyrësit dhe ekspertit të angazhuar, progresi i punëve është 83.84% me çka propozohet që Qeveria të propozojë deri te Kuvendi vazhdimin e afatit të realizimit të këtij projekti. Arsyet për vazhdimin e afatit të realizimit të këtij projekti janë mirë të njohura për opinionin për shkak të rrëshqitjeve të dheut në 13 vende në vet rrugën ku duhet projektim i ri shtesë, zgjidhje teknike, me qëllim të zgjidhen lëshimet e dokumentacionit që u paraqitën gjatë realizimit të këtij projekti.”, – deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, transmeton TVM2.
Sipas Boçvarskit, ligji nuk është voluminoz dhe bëhet fjalë për ligj me përmbajtje të shkurtër. Qëllimi i propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për Realizimin e Projekteve Infrastrukturore për Ndërtimin e Aksit Rrugor Milladinovc- Shtip dhe Aksit Rrugor Kërçovë – Ohër është lidhja e Aneksit nr. 6 ndaj Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, aksit Kërçovë – Ohër, ku përcaktohet se për shkak të ndryshimeve në punimet ndërtimore afat për përfundimin ndryshohet nga 3531 ditë në 4627 ditë nga dita e vënies në punë të Realizuesit, me çka Realizuesi ka të drejtë vazhdimin e afatit për përfundimin e punimeve ndërtimore për 1.096 ditë shtesë, nga këtu afati përfundimtar është reviduar më 31.12.2026.
Propozim-ligji bazohet në të njëjtat parime në të cilat bazohet edhe Ligji për Realizimin e Projekteve Infrastrukturore për Ndërtimin e Aksit Rrugor Milladinovc – Shtip dhe Aksit Rrugor Kërçovë – Ohër.