May 15, 2024
Maqedoni

Ndërron jetë njëri prej alpinistëve që u gjet në Malin Sharr

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se ka ndërruar jetë njëri prej alpinistëve që u gjet në Malin Sharr, pas raportimeve për zhdukjen e tyre, përcjell TV21. Nga QMK thonë se edhe anëtari i MPB-së që është lënduar do të transferohet në spital.

“Dy personat e zhdukur janë gjetur në shpatet e shkëmbit të Malit Sharr, në zonën pranë vendit të ashtuquajtur Maja e Titos. Nga shefi i QRMK-së Tetovë jemi njoftuar se komandanti i Njësisë Speciale të MPB-së i cili ka pësuar lëndime të rënda gjatë operacionit të shpëtimit është nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht me automjet po dërgohet në Qendrën Klinike. Personi i dytë që është gjetur është i vdekur dhe ndodhet ende në vendngjarje. Që i njëjtat të transferohen, paraprakisht duhet të kryhen procedurat konkrete”, thonë nga QMK.