Maqedoni

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Para pak çastesh ndërroi jetë Musadik Pajaziti, i dënuar për rastin e Kumanovës. Lajmin për vdekjen e tij për TV SHENJA e konfirmoi familja e tij.

Ai ishte denuar me 12 vite burg. Pajaziti ishte arrestuar, më 15.11.2015, për ngjarjet që ndodhën më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave.

Gjatë qëndrimit të tij në burg, ai disa herë përmes avokatit të tij është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore, e disa herë për keqtrajtim rrugës nga burgu për në gjykatë, kur mbahej gjykimi për ta.

Musadik Pajaziti ishte atdhedashës dhe ka dhënë kontribut të madh në luftën e vitit 2001. /SHENJA/